Anulohen gjobat para dhe pas elektorale, Ahmetaj: Fund abuzimit.

Postuar në 05 Mars, 2014 09:07

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të radhës të  anulojë të gjitha gjobat para dhe pas elektorale për biznesin. Vendimi i qeverisë u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas Ahmetaj ky vendim i jep fund abuzimit me gjobat.

“Ky vendim i Këshillit të Ministrave është i rëndësishëm për marrëdhëniet qeveri-biznes. Nëse deri dje gjobat përdoreshin për të mbushur arkat e boshatisura nga keqmenaxhimi sot kjo ka ndyshuar. Po e shpëtojmë biznesin nga të gjitha dështimet parazgjedhore.

Kjo masë është vazhdim i vendimit të qeverisë për të përmirësuar marrëdhëniet me biznesin. Është një hap tjetër i ndryshimit të modelit ekonomik. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky është një moment kyç për fatin e ekonomisë së vendit.

Do ti ngrejmë marrëdhëniet me sipërmarrjen në një nivel të ri. Vendimi është një hap përpara në drejtimin e duhur. Një premtim i mbajtuar që ekonomia shqiptare të kthehet në nivelin normal të rritjes”,- u shpreh Ahmetaj në një deklaratë për mediat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.