Anija me armët kimike ndalon në Spanjë, destinacioni i fundit Italia.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 13:03

Anija ushtarake amerikane, MV Cape Ray,  e përzgjedhur për shkatërrimin e armëve më të rrezikshme kimike siriane, ndaloi sot në bazën Rota, në jug të Spanjës, në itinerarin e saj drejt Italisë, njoftoi ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Cape Ray ishte nisur më 27 janar nga porti i Norfolkut, në lindje të Shteteve të Bashkuara, në drejtim të portitGioia Tauro, në jug të Italisë.
Sipas ambasadës amerikane në Madrid, anija ka ndaluar duke filluar nga sot në Rota, për një afat të papërcaktuar, për një vizitë rutinë për një pushim të ekuipazhit dhe për të furnizuar anijen”.
“Kur Siria të ketë përmbushur angazhimet ndaj OKB-së për nxjerrjen e agjentëve kimikë, Cape Ray do të lërë portin Rota për t’u nisur drejt një porti italian për t’i marrë ato”.
Pasi të ketë mbërritur në portin Gioia Tauro, në Kalabri, anija do të marrë në bord rreth 700 tonë lëndë kimike, të vlerësuara si prioritet parësor dhe që përdoren për prodhimin e gazit mustard dhe të atij sarin, për t’u rinisur që t’i shkatërrojë ato në ujërat ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.