Angli, gjendet trupi i shqiptarit, u hodh në det nga trageti.

Është gjetur sot në Angli trupi i pa jetë i një klandestini shqiptar që ishte hedhur nga trageti disa javë më parë.
Kufoma e shqiptarit është gjetur në në plazhin e Felikstovve. Sipas mediave britanike, viktima është Leonovid Isufaj 27 vjeç.
Ky person është hedhur nga trageti gjatë kthimit ngapolicia më 26 shkurt 2014 pasi ishte kapur me qëndrim të paligjshëm në Britani.
Diten e ngjarjes, BBC ka informuar se shqiptaret e hedhur nga trageti kane qene dy persona.
Ngjarja
Dy shtetas shqiptarë janë hedhur nga trageti që udhëtonte nga Britania e Madhe drejt Holandës ditën e djeshme në orët epasdites. Lajmi është bërë i ditur sot nga BBC.
Bëhet e ditur se dy shtetasit shqiptarë, udhëtonin me tragetin The Stena Line ku ishin vendosur me detyrim nga policia britanike që po i deportonte nga ky vend.
Trageti ka qenë duke udhëtuar drejt Holandes ku shqiptarët më pas do të niseshin për tu deportuar drejt Shqipërisë pasi ishin kapur pa leje qëndrimi në Britani.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Suffolkt Essex ku marina britanike dhe holandeze është duke bërë kërkime për trupat.
Add new comment