Aksident tragjik në Kamëz, mbeten të vdekur katër të rinj

Postuar në 12 Prill, 2014 02:21

Katër persona të moshave 14, 18, 22 dhe 24 kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur sot në Kamëz. 
Makina tip BMW e drejtuar nga shtetasi Alfred Beluli ka humbur kontrollin ditën e sotme në orët e mëngjesit.
Makina me targa AA 533 IU sipas policisë ka dalë nga rruga dhe si pasojë katër të rinjtë kanë marrë dëmtime të rënda që u sollën vdkjen.
Menjehere pas aksidentit, ne vendin e ngjarjes kane shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe të komisariateve tre dhe pesë.
Të rinjtë janë nisur në drejtim të spitalit por nuk kanë arritur të mbijetojë asnjëri prej tyre për shkak të dëmtimeve të rënda fizike që kanë marrë nga aksidenti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.