Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të vdekur

Postuar në 03 Qershor, 2013 14:59

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është shënuar ditën e sotme në afërsi të fshatit, Paulesh që ndodhet në aksin kombëtar Elbasan-Peqin.

Dy automjete, njëri tip Benz me targa AA 523 BA dhe tjetri tip Ford me targa AA 991 AF janë përplasur me njëri-tjetrin. Drejtuesi i makinës tip Ford, Dashamir Leka ka gjetur vdekjen menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, Arben Poroçani ka mbetur i plagosur.

Pak orë më vonë, Poroçani ka gjetur vdekjen në spital, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Arben Poroçani ishte pedagog  në lëndën Aplikime Kompjuteri në Departamentin e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.