Ahmetaj: Buxheti 2014, historik

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi se buxheti i vitit 2014 është historik, pasi bën të mundur mbajtjen e premtimeve që maxhoranca aktuale i ka bërë qytetarëve shqiptarë.
"Taksa progresive është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, 97 për qind e qytetarëve kanë përfitime. Shtresës së mesme të shqiptarëve i kthejmë pagën e 13-të", u shpreh Ahmetaj.Duke folur për mediat, disa orë përpara nisjes së seancës plenare ku pritet që të prezantohet projektbuxheti i vitit 2014, Ahmetaj theksoi se Qeveria e sjell këtë projekt në Kuvend pas konsultimeve me FMN-në.
Top Channel
Add new comment