Ahmetaj anulon të gjitha kontratat e qirasë në territorin e Spitalit Ushtarak

Janë anuluar kontratat e qirasë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Anulimi i këtyre kontratave është bërë me urdhër të Arben Ahmetajt, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Ky urdhër ka si qëllim vendosjen e territorit të Spitalit Ushtarak në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së shërbimit spitalor.
“Ky urdhër i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është dhënë me qëllim për implementimin e projekteve të përmirësimit të shërbimit spitalor. Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës është vënë në dijeni për njoftimin dhe marrjen e të gjitha masave për organizimin dhe lirimin e menjëhershëm të ambienteve shtetërore në administrim të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu, me një urdhër tjetër të veçantë, ministri Ahmetaj ka urdhëruar që të anulohen të gjitha kontratat e qirasë të lidhura me palët e treta gjatë vitit 2013 si dhe kontratat e lidhura më herët në shkelje të procedurave ligjore në Qytetin Studenti, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj studentëve që banojnë në këtë territor.
Shqip
Add new comment