33 vjeçari grabit shtëpinë e prindërve.

Ndodh që vetë fëmija të vjedhë banesën e prindërve të tij. Rasti është shënuar në Tiranë, ku policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar.
Tomi Velia, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, është vënë në pranga nga uniformat blu të Tiranës rreth orës 21:30.
Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar që 33-vjeçari të jetë autor i vjedhjes së banesës së prindërve të tij.
Add new comment