16-vjeçarja vret me 65 thika shoqen e ngushtë pas sherrit në facebook.

Postuar në 01 Prill, 2014 13:36

Pas konfliktit mes tyre humbi kontrollin, ndaj shkoi në shtëpinë e shoqes së saj të ngushtë dhe e vrau me qetësi të plotë, duke e goditur me 65 goditje thike pas shpine.
Ngjarja ka ndodhur në Guamuchil, të Meksikës, ku 16 vjeçarja Erandy ElizabethGutierrez vrau miken e saj,Anel Baez, pas një debatebanal në rrjetin social Facebook.
Erandy Elizabeth Gutierrez u inatos së tepërmi pasi mësoise Anel kishte postuar në rrjetin social disa fotografi “sekrete”, ku shfaqej ajo së bashku me të dashurin.
Nga këtu nisën disa kërcënime në Facebook, ku Erandy shkruante, “Do jesh me fat nëse do mbijetosh deri në fund të vitit. Mund të duket se jam e qetë, por në mendjen time të kam vrarë tashmë”.
Pas kësaj Anel, e shqetësuar nga situata, e thirri miken në shtëpinë e saj për të sqaruar gjithë sa kishte ndodhur, citon tetovatsot. Por Erandy Elizabeth, sapo shkoi në banesën e shoqes së saj me justifikimin se po shkonte në tualet, u drejtua për në kuzhinë ku mori një thikë të madhe, duke e goditur Anel 65 herë pas shpine.
Nga ana e policisë u tha se vrasësja u përpoq të fshihte provat e krimit dhe të pastronte gjakun, madje u shtir sikur qante për vdekjen e Anel, transmeton noa. Mirëpo nga hetimet u zbuluan të dhënat që provonin fajësinë e saj, duke bërë që të arrestohet gjatë funeralit të ish- mikes më të mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.