1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Librazhd, PD: Ministria e Mbrojtjes e papërgjegjshme.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:53

Partia Demokratike reagoi publikisht ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Librazhd diten e sotme ku gjate kerkimit te skrapit ne nje zone me mbetjeushtarake humbi jeten nje person dhe mbeten te plagosur dy te tjere.

Deklarata e plote e deputetit te PD-se Alban Zeneli: 

Partia Demokratike është e hidhëruar nga ngjarja tragjike sot në Librazhd, ku humbi jetën 27 vjeçari Arben Dosku dhe u plagosën dy të afërm të tij. Ne gjendemi sot pranë familjes së viktimës, por nga ana tjetër duam të denoncojmë paaftësinë dhe neglizhencën e autoriteteve përgjegjëse.

Ngjarja e sotme është pasoje e shmangies se ushtrisë nga misioni kushtetues dhe shndërrimi i saj në ndërmarrje pastrim-gjelbërimi. Në katër vite, ushtria demontoi 90 mijë ton municione me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale, duke shmangur incidente të tilla fatale.

Poligonet duhet të jenë në trajtim të vazhdueshëm, derisa të mbarojë procesi final i pastrimit të tyre.

Ministria e ka të përgatitur planin për pastrimin e poligoneve, plan i cili nuk është zbatuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo ngjarje e rëndë vjen për shkak të paaftësisë dhe papergjegjshmerise në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.