“Sindroma e pallatit të Vlorës”, Basha mbledh sot PD-në e Beratit në një godinë pa leje

Postuar në 15 Janar, 2014 04:37

Mania e Kryetarit të emëruar të PD-së Lulzim Basha për ndërtimet pa leje pritet të shfaqet edhe sot në qytetin e Beratit. Duket se ai është i kompleksuar nga ndërtimi pa leje në Vlorë. Ai ka zgjedhur të shfaqet sot në qytetin e Beratit në ndërtesën pa leje të deputetit të tij Astrit Velia. Rreth tre vite më parë ish-materniteti i Beratit u mor nga zoti Velia dhe u kthye në një ndërtesë universitare. Ai ndërtoi aty Universitetin e Beratit edhe pse më 5 qershor 2011 gjykata e faktit Berat e dënoi me 10 milionë lekë për veprën penale të ndërtimit pa leje. Debati i madh që shoqëroi këtë çështje solli dhe përplasjen e vazhdueshme mes policisë bashkiake Berat dhe policisë së shtetit. Policia bashkiake në mbështetje të detyrave të saj funksionale tentoi disa herë të ndalonte dhe ndërpriste ndërtimin pa leje të zotit Velia. Por ky i fundit duke pasur mbështetjen e policisë së shtetit arriti ta mbante larg në mënyre abuzive ndërhyrjen e policisë lokale. Me një mbështetje të fortë politike në atë kohë nga ish-kryeministri Berisha, në mënyrë abuzive dhe të paligjshme presidenti i UFO-s ja doli të përfundojë ndërtesën edhe pse pa leje.

Basha si informal

Interesante duket mania e zotit Basha për të organizuar 23-vjetorin e themelimit të PD-së së Beratit në një ngrehinë totalisht pa leje dhe e kapur dhe me vendim gjykate në kushtet e flagrancës së paligjshmërisë. Ndërkohë shumë anëtarë të PD-së Berat për herë të parë në këto 23 vjet janë të detyruar të festojnë krijimin e forcës së tyre politike në një ngrehinë pa

Astrit Veliaj, deputet i PD
leje. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç dobësisë dhe dëshirës së Bashës për t’u paraqitur si mbrojtës dhe përfaqësues i paligjshmërisë. Duket se i kompleksuar nga prishja e ndërtesës se vjehrrit të tij në Vlorë, Lulzim Basha kësaj radhe ka vendosur të dalë hapur kundër ligjit. Burime pranë degës së PD-së në Berat thonë se me këtë akt Basha synon t’i paraprijë një aksioni të mundshëm të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje në tërësi dhe këtij objekti në veçanti.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.