“Shkarkimi i anëtarit të KQZ, jo i ligjshëm. BE të përgatitet për kontestim të zgjedhjeve”

Gerald Knaus, drejtori i Iniciativës Europiane për Stabilizim (ESI) është shprehur se situata parazgjedhore paraqitet e politizuar, duke thënë që shkarkimi i një prej anëtarëve të KQZ, është jo ligjore.
“Janë thyer rregulla të rëndësishme si shkarkimi i anëtarit të KQZ-së. Bashkimi Evropian duhet të deklarohet se shkarkimi i anëtarit të KQZ-së nuk është e ligjshme. Ankimimet të zgjidhen në përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është jetik për procesin. Anëtaret e KQZ-së s’mund të hiqen për arsye të papërcaktuara”,- tha ai.
Ai tha se Bashkimi Europian duhet të përgatitet për zgjedhjet që do të mbahen 23 qershor, duke vënë “vijat e kuqe” në mënyrë që zgjedhjet të mos kontestohen.
“Politika e BE-së duhet të bazohet në supozimin që këto zgjedhje do të kontestohen dhe të gjitha palët do të përpiqen për të vënë presion KQZ-në. Në fund, humbësit do të sfidojnë legjitimitetin e procesit të tërë. Dhe humbësi i madh në një skenar të tillë do të jetë Shqipëria si një e tërë”,- konstatoi Knaus.
SHEKULLI
Add new comment