“Luks” bllokon 80 makina brenda ditës në kryeqytet

Policia e Tiranës ka ndëmarrë sot aksionin e koduar “Luks”, i cili ka si qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen e hetimeve për automjetet e vjedhura, të trafikuara, si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion.
Sipas policisë së kryeqytetit, në shkallë qarku, deri më tani janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse për rreth 250 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 80 automjete, pasi dyshohet se disa prej tyre janë të vjedhura dhe disa pa dokumentacion të rregullt.
Bazuar në planin operacionial mbi rritjen e sigurisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale, parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme, strukturat e policisë do të përqendrohen edhe në drejtim të kapjes së personave në kërkim, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në të gjithë akset rrugore.
Dita
Add new comment