“Amnesty International”, “Remzi Hoxha”: Drejtësi e vonuar, fajtorët janë të gjithë të lirë

Vendimi i pak ditëve më parë i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të zhdukjen se biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxhja ka sjellë reagimin e ‘Amnesty International’. Organizata e drejtave të njeriut, përmes një materiali të publikuar shpreh keqardhjen që drejtësia shqiptare nuk vuri në vend drejtësinë për familjen e Remzi Hoxhës, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 1995.
Sipas ‘AI’, të tre personat e shpallur fajtorë në këtë çështje, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, vazhdojnë të jenë të lirë.
Me një vendim të datës 22 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vjet burg vetëm Ilir Kumbaron, i cili ndërkohë rezulton i zhdukur edhe për drejtësinë britanike, që sipas ‘Amnesty International’, nuk siguruan ekstradimin në kohë të tij. Kjo sipas organizatës së njohur, ka ardhur për shkak të zvarritjes pa fund të proceduarave nga ana e sistemit gjyqësor në Shqipëri.
26 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Add new comment