‘Nëpunësi Civil’, Rama: Ligji, i pazbatueshëm, do aktet nënligjore. Jo spastrim, shtet-ndërtim

Postuar në 28 Shtator, 2013 12:50

Asnjë plan për spastrim në administratë, por ndërtim të një administrate në shërbim të qytetarëve ka premtuar kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë intervistës dhene për Zërin e Amerikës.

I pyetur për debatin që ka shkaktuar ligji për Statusin e Nëpunësit Civil dhe akuzat e opozitës për bllokim të qëllimtë të tij për të justifikuar spastrimin politik në administratë Rama iu përgjigj se ligji në formën që është, është i pazbatueshëm, pasi kërkon aktet nënligjore.

“Nuk ka debat mbi statusin ka vetëm një domosdoshmëri për ta bërë të zbatueshëm ligjin që është miratuar me 3/5 para zgjedhjeve dhe është i pazbatueshëm pasi në këto muaj nuk anë nxjerrë aktet nënligjore dhe kjo është cfarë ne kërkojmë, sugjerohet nga partnerët tanë që kanë bashkëpunuar me ne për këtë ligj dhe për të bërë ndryshimet që u votuan, akuzat për pastrime janë pjesë e shembullit të asaj që thotë kush shpif ndaj teje e bën duke u nisur nga ajo bën vete. S’kemi plane pastrimi, po shtet ndërtimi në shërbim të qytetarëve, administratë që është aty për tu shërbyer qytetarëve”- tha Rama.

Rama sqaroi se ata kane ardhur me një mandat shumë të fortë për të ndërtuar një shtet për qytetarët, te cileve u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe tërësi fenomenesh dhe sjelljesh që e mbajtën vendin larg BE.

“Ne nuk përsërisim fajet e së shkuarës. Askush mos ta harrojë ligji me 84 vota e për ta bërë të zbatueshëm do miratimin me 84 vota, ne i jemi drejtuar opozitës në kërkim të një konsensusi në rrugen e një arsyeje, ligji është i pazbatueshëm”- tha ai.

Borxhet e biznesit?

Kemi premtuar se do të ndalim ecurinë e mëtejshme në rrugën e rrënimit të biznesit dhe se do i shlyejmë sipërmarrjes borxhet e mëdha të akumuluara për punë të papaguara që qeveria nuk i ka paguar. Se si kjo ka të bëjë me një skemë të qartë financimi që ne po e ndërtojmë në dialog me një grup këshilltarësh më të lartë botërorë, FMN e BB, sipërmarrjen që këtë gjendje krize të rëndë që kemi trashëguar.

Luftë fotografish me opozitën?

Asnjë debat për cështje fotografish, ne kemi ekspozuar foto të mjediseve dhe kjo besoj është një normalitet, edhe fotot e kryeministrive të vendeve të Evropës ndahen me qytetarët, ne fotografuam ca gjetëm brenda, të tjerët që janë ndjerë keq kjo është cështje e tyre. Se kush fyhet nga kjo, kjo nuk është cështja jonë, ne e kemi bërë për të thënë shikojini cfare gjetem.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.