‘21 janari’, Dule: Rast unikal në botë, u vu në dyshim ekspertiza e FBI

Postuar në 09 Shkurt, 2013 09:15

 

Që nga Korça, ku ishte për të festuar 22 vjetorin e krijimit të organizatës ‘Omonia’, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e ’21 janarit’ si një rast unikal në botë, ku u vu në dyshim ekspertiza e ofruar nga FBI.

“21 Janari do jetë rasti unikal në botë që strukturat tona vënë në dyshim ekspertizën e institucionit më të specializuar në botë për investigimet e këtij lloji, FBI-në. Vendimi për 21 janarin ishte dhënia e një nuance edhe më të zezë njollës që të gjithë shohim se ekziston mbi sistemin e drejtësisë”, – tha Dule.

Duke folur për çështjen e tre ligjeve të kërkuara si kusht nga BE për marrjen e statusit kandidat, Dule u shpreh se Shqipëria nuk mund të europianizohet duke vetëm duke votuar tre ligje, por nevojitet një zbatueshmëri e përpiktë e tyre.

“Nuk mund të europianizohet vetëm duket votuar ligjin. Kjo do të arrihet vetëm kur këto ligje të bëhen përjetim i përditshëm institucional në të gjitha aspektet e jetës së vendit”, – shtoi Dule.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.