SHBA do tërhiqet nga NATO. Europa nuk na ndihmoi në Iran

Postuar në 01 Prill, 2026 14:18

Presidenti amerikan Donald Trump citohet të jetë shpreur në një intervistë për britaniken “Telegraph” se ai po konsideron seriozisht tërheqjen e SHBA nga NATO pas përvojës së verifikuar në konfliktin e Iranit.

E kam ditur përherë se ata janë një tigër letre dhe Putin e di këtë po ashtu. Meqë ra fjala

citohet https://www.ctvnews.ca/world/article/trump-says-us-strongly-considering-nato-exit-telegraph-newspaper-says/Trump që ka shantazhuar Europën.

Deklarimet e tij kanë ardhur duke u përshkallëzuar pas refuzimit të vendeve anëtare të NATO-s për të dislokuar trupa në Hormuz, ndërkohë që SHBA nuk po arrin të detyrojë një marrëveshje ndaj regjimit Iranian.

Ne nuk do të jemi aty të luftojmë për ju, siç nuk ishit ju për ne

shkruajti Trump ditë më parë.

Mbi këtë qasje reaktive të tij do parë edhe rishikimi nga Franca I arsenalit bërthamor, ndërkohë që në një plan diakronik, tërheqja nëse ndodh, afirmon propozimin e hershëm të Rusisë për një arkitekturë euroaziatike të Europës, pa SHBA brenda. Nëse gjërat ecin në këtë rrugë, konflikti në Ukrainë mbetet e vetmja pikë e nxehtë që duhet zgjidhur dhe adresuar duke ushqyer gradualisht një relacion ekonomik dhe energjetik të ri me Rusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.