Qiratë ditore kanë anormalizuar tregun e pasurive të paluajtshme në Greqi

Një vëzhgim i realizuar nga Alpha Bank në Greqi mbi çmimet e pronave dhe qirave mbi to evidenton një lëvizje disproporocionale të tyre krahasuar me të ardhurat.
54% e të anketuarve e konsiderojnë blerjen e një shtëpie të pamundshme, 39% të vështirë, kurse 68% besojnë se qiratë nuk janë të përballueshme krahasur me rrogat.
52% e të pyeturve thonë se paguajnë më shumë se 30% të të ardhurave për qira, 54% deklarojnë se qiratë janë rritur në dy vitet e fundit.
Të dhënat në fjalë sugjerojnë se dinamika e tregut të pasurive të paluajtshme është shumë asimetrike kur vihet në relacion me të ardhurat, pasi kërkesës në treg i shtohen shumë qytetarë që vijnë nga jashtë duke krijuar hendek të madh mes ofertës dhe kërkesës. Megjithatë në Greqi, kryesisht në qytetet e mëdha, raportohet se janë 800 000 apartamente bosh, që mund të ishin një shtesë oferte në treg për të kompensuar çmimet e rritura.
Megjithatë, e dhëna më interesante që vjen nga sondazhi është fakti se sipas bankës greke, tregu është anormalizuar nga qiratë afatshkurtra, që u mundëson pronarëve të tërheqin pronat nga tregu i qirave afatgjata duke i vendosur qytetarët grekë nën presion të shtuar financiar. E thënë thjesht: turizmi, pavarësisht të ardhurave që gjeneron ka shtrenjtuar jetesën në përgjithësi për rezidentët duke krijuar një paradoks të madh me faturë sociale jo të vogël.
Comments
Ne gjithe boten eshte ky
Ne gjithe boten eshte ky problem. Natyrisht qe turisti do i rrisi kostot sepse ka bere hesap te shpenzoje per te njejten pjate gjelle e per te njejtin shtrat si indigjeni, dy a me shume here. Sepse fundja ai 5-6 dite e ka kete sport.
Barcelona, venezia e roma po kufizojne turizmin ne qytetet e tyre.
Problemi eshte me i rende kur si shtet je i bazuar koke e kembe ne turizem. 35% e Gdp jane shume oer te qene vetem turizem
Add new comment