Foto-Lajm/ Zvarraniku më i vogël në botë

Postuar në 05 Shkurt, 2021 14:40

Zvarraniku më i vogël i zbuluar deri tani është një nënlloj kameleoni në madhësinë e një fare.

Hardhuca e vogël është zbuluar gjatë një ekspedite në Madagaskar.

Mashkulli Brookesia nana, ose nano-kameleoni, ka një trup prej vetëm 13.5 mm.

Kjo e bën atë më të voglin nga rreth 11 500 lloje të njohura zvarranikësh, sipas koleksionit të Zoologjisë së Shtetit Bavarez në Mynih.

Gjatësia e tij nga maja te bishti është 22 mm (0.86 in).

Femra është shumë më e madhe dhe arrin në rreth 29 mm.

Kameleoni në fjalë jeton në një pyll malor të degraduar në Madagaskarin verior dhe mund të kërcënohet nga zhdukja, thonë studiuesit për revistën “Scientific Reports”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.