“Dorëzohet” Lleshaj: Asnjë nuk është i përhershëm në post

Postuar në 11 Shtator, 2020 11:22

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është ministri i dytë, pas Besa Shahinit, që njofton largimin nga kabineti. Nga Vlora, Lleshaj konfirmoi sot zërat që qarkullojnë prej ditësh për largimin e tij nga detyra.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha ai.

Lleshaj u pyet për luftën kundër kanabisit, të cilën ai e sheh si të fituar, duke e matur me reduktimin e sasisë që kanë kapur autoritetet italiane kohët e fundit.

“Kanabisi ka marrë goditje shumë të mëdha në të gjithë vendin. Këtë e shohim edhe në sasinë e drogës që kapet në brigjet përballë, që është tregues se kanabisi ka marrë goditje të pakthyeshme ”, deklaroi Lleshaj.

Sandër Lleshaj e mori detyrën e ministrit të Brendshëm në nëntor të vitit 2018, pas largimit të Fatmir Xhafajt.

Zërat për largimin e tij nga posti i ministrit të Brendshëm qarkullojnë prej ditësh.

Pak ditë më parë, Lleshajt iu hoq edhe drejtimi i socialistëve të qarkut të Lezhës. Ai u zëvendësua në detyrën e drejtuesit politik të këtij qarku nga Lindita Nikolla.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.