Festa e frikës për 30 Qershorin!

Të vetmit që vijojnë të bëjnë fushatë në Shqipëri janë dy njerëz, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Tek tuk edhe ndonjë Taulant Balla apo Tërmet Peçi, të cilët bëjnë rolin e borive të prishura.
Dy të parët, ose më saktë kryeministri luan me kartën e presionit duke u treguar njerëzve burgun dhe Kodin Penal , pa harruar të bëjë edhe zëdhënësin e SHBA-ve dhe BE-së për ndalimin e daljes jashtë vendit të atyre që do prekin zgjedhjet.
Ai vazhdon të besojë se me retorikën e forcës do blejë frikën e palës tjetër dhe stepjen për të mos e ndezur situatën në 30 qershor. Jo rastësisht mediat afër pushtetit kanë trumbetuar dënimet që ka dhënë gjykata për ata që sulmuan KZAZ-të
Nga ana tjetër sufleri Erion Veliaj ka filluar t’u bjerë daulleve të dasmës, duke bërë ahenxhiun e parakohshëm të një feste që në fakt reflekton pasigurinë dhe vetë frikën e shumicës për 30 qershorin. Ai e di se ashtu si mazhoranca bën shown e vet të forcës duke thirrur me detyrim në mitingje administratën edhe opozita ka ushtrinë e vet të besnikëve.
“Dua t’ju garantoj se në Tiranë s’do të kemi asnjë problem, për ne 30 qershori do të jetë një ditë feste, ku me fëmijët për dore do vendosim se kush punon për fëmijët, kush punon për të ardhmen dhe kush do të na mbajë peng në të kaluarën”-tha kryetari i bashkisë në një takim me familjet e reja në Tiranë.
Siç kanë zbardhur mediat e huaja, në takimin me ambasadorët para pak ditësh Edi Rama i ka garantuar se do ta ketë nën kontroll situatën dhe se sipas parashikimeve çdo gjë do jetë e menaxhueshme, por pikëpyetjet mbeten të mëdha nëse mazhoranca mendon vërtet se 30 qershori do jetë ditë feste.
Add new comment