Dështon marrëveshja me Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni, edhe këtë vit pa Abetare të unifikuar

Postuar në 01 Shtator, 2018 23:41

Ndryshojnë tekstet e Matematikës, Fizikës, Biologjisë apo Shkencave të Natyrës, por jo përmbajtja e Abetares nga nis edhe shkollimi. Kjo po ndodh me shqiptarët në Maqedoni, fëmijët e të cilëve do të vijojnë të kenë probleme me tekstet. Mediat shqip në Maqedoni shkruajnë se edhe këtë vit, e premtuara Abetar e Unifikuar, pra teksti I përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë, nuk do të hidhet në qarkullim te këta të fundit. Nuk ka arsye për këtë edhe pse kanë kaluar tre vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe.

Mendoj që pas kësaj faze të vazhdojmë edhe me tekstet tjera shkollore dhe të korrigjojmë të gjitha ato tekste shkollorë në të cilat konstatohen gabime apo lëshime qoftë në aspektin metodologjik teknik profesional apo gabime lëshime në aspektin e përkthimit dhe adaptimit. Kemi bërë një hap të rëndësishëm nuk do të ndalemi edhe më tutje. Sigurisht që të gjitha tekstet shkollore nuk duhet të nxisin urrejtje dhe tensione por përkundrazi duhet të na bashkojnë dhe unifikojnë

citohet ministri i Arsimit Arbër Ademi, i cili nuk ka folur për abetaren. Lajmi I mirë është korrigjimi në 22 tekste të tjera, por kjo e abetares ngjan si punë e nisur nga bishti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.