7000 femra me emrin Vlora në Kosovë

Postuar në 02 Korrik, 2018 11:13

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” shpreh shqetësimin e vet për emrat e fëmijëve  në Shqipëri. Në një aktivitet të mbajtur në Kosovë, është vënë në dukje tradita e mirë kosovare e emrave shqiptarë, ndërkohë që në vendin tonë, ka një prirje për emra të huaj. 
Në këtë kuadër, ambsadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka zbuluar se në Kosovë, ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora dhe sipas tij po punohet që rë të organizohet një ekskursion në qytetin e Vlorës, njësoj si ai i realizuar me 50 vajza e gra me emrin Saranda që u çuan në Sarandë. 
Tema e emrave ngrihet shpesh si problem në Shqipëri dhe është një çështje që më herët është trajtuar edhe në nivel shtetëror. Nomenklatura e emrave ilirë është menu e imponuar deri diku nga shteti i Enver Hoxhës, që e ktheu autoktoninë dhe vijimësinë iliro-shqiptare në ideologji të vetën në lëmin historik. Ilirët dhe arbërit që popullonnë regjistrin e gjendjes civile që nga mesi i viteve ’70, janë pjesë e kësaj politike që i sugjerohet qytetarëve si zgjedhje patriotike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.