Hapet rruga për ekstradimin e Izet Haxhisë
Gjykata e Lartë turke ka vendosur të lejojë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë, i cili rezulton idënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Haxhia jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik që prej vitit 1998.Autoritetet shqiptare nuk kanë komentuar zyrtarisht, por vetë Haxhia pohoi për mediat se është njohur me vendimin e Gjykatës turke dhe se fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.
Për vrasjen e Azem Hajdarit u cilësuan fajtorë Jaho Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.
Add new comment