U skualifikua nga KLGJ, Hazizaj: Ka humbur drejtësia

Postuar në 29 Janar, 2018 19:32

Mazhoranca u tërhoq nga kandidatura e Altin Hazizajt për anëtar të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Në mbledhjen e nënkomisionit Ad Hoc të parlamentit, Hazizaj nuk u përfshi në listën e anëtarëve të propozuar, pas konstatimit se prekej nga ligji i dekriminalizimit. 
Altin Hazizaj e ka konsideruar të padrejtë vendimin e komisionit ad hoc për për përjashtimin e tij nga lista e kandidatëve të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke mos i kursyer komentet edhe për mazhorancën. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Hazizaj sqaron sërish se nuk është dëguar qoftë edhe një ditë të vetme me burg, ndërsa e cilëson lajthitje juridike përdorimin e një dokumenti të nxjerrë nga Prokuroria për prekje nga ligji i dekriminalizimit.. 

"Sot nen-komisioni, pjesa e pozites, eshte bere pale me te padrejten! Eshte e drejta e tyre qe te vendosin ne cdo moment nese me konsiderojne kandidat apo jo per KLGJ, por te perdoresh nje dokument joligjor te ngritur mbi lajthitje juridike kjo eshte e padrejte! Mua me vjen shume keq qe te 3 antaret e pozites ne Kuvend, te tre juriste, sot vendosen edhe ata te shkelin LIGJIN! Kjo ngjarje eshte nje humbje per Kuvendin dhe drejtesine ne Shqiperi!"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.