Gjithmonë i gatshëm
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se për LSI-në, reforma në drejtësi ka përfunduar që nga dita e djeshme ku ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, kanë dorëzuar në komisionin parlamentar të reformës draftin përfundimtar të paketës që tani duhet thjesht të miratohet në parim në komision dhe të votohet në Parlament.
Sipas Metës, ai nuk ka arsye të paragjykojë qëndrimin e opozitës sepse kjo e fundit ka thënë se do e votojnë reformën në drejtëësi. Në rast të kundërt, cdo minutë që kalon është në dëm të procesit të integrimit të vendit tha Meta. tani duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për të votuar këtë reformë, e drejta e opozitës të kërkojë edhe disa ditë më shumë, por nuk kam arsye që të paragyjykoj, se kanë thënë se do e votojnë këtë reformë. Por për LSI votimi ka filluar që nga dje. Votat tona do jenë për këtë variant përfundimtar”, tha Meta.

Add new comment