zeman

Çeki, presidenti Milos Zeman shpallet i paaftë për vijimin e detyrës

Postuar në 19 Tetor, 2021 00:13

Presidenti çek, Milos Zeman është shpallur i paaftë për të vijuar detyrën e vet për shkak të gjendjes shëndetësore. Kryetari i Senatit të Çekisë, Milos Vystrcil ka deklaruar se spitali ku gjendet i shtruar presidenti 77-vjeçar ka njoftuar se Zeman nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë funksionet e veta për disa javë në vijim, çka e bën atë të paaftë të menaxhojë dhe drejtojë situatën politike për krijimin e qeverisë së re.

Milos Zeman: Konstitucionalistët çekë janë kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës

Postuar në 10 Maj, 2021 01:53

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman ka qenë së fundmi në një vizitë në Beograd ku edhe ka dhënë një intervistë për revistën “Cord”. Nga i gjithë prononcimi i Zeman, revista ka nxjerrë në somario qëndrimin për Kosovën, që në thelb thotë se përpjekja e Zeman për të revokuar në rrugë ligjore njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Çekia, ka dështuar. 

Subscribe to RSS - zeman