Venusi

Shenja të mundshme jete në Venus

Postuar në 14 Shtator, 2020 18:32

Shkencetarët kanë njoftuar zbulimin e një gazi të quajtur fosfinë në retë acide të Venusit. Ky është një tregues i mundshëm për praninë e mikrobeve, një supozim i mundshëm ky për praninë e jetës. Në të vërtetë ekipi i Universitetit të Kardifit në Uells kanë nxjerrë përfundime të tilla duke bërë analogji me atë që ndodh në Tokë. Në planetin tonë fosfina është konstatuar si produkt mikrobesh dhe që këtej hipoteza se në venus ka jetë organike.

E rrallë: Marsi, Venusi dhe Jupiteri këtë javë më afër se kurrë pranë njëri-tjetrit

Postuar në 27 Tetor, 2015 15:38

Një ngjarje qiellore do të ndodhë këtë javë nga ku do të mund të shndrisin njerëz si dhe qytete të tilla si Nju Jorku. Këtë do ta vini re përgjatë mëngjeseve, për aq kohë sa qiejt do të jenë të pastër mes reve. Të dy planetët e shndritshëm në qiellin e natës, Venusi dhe Jupiteri, si dhe ai qëndron në mes tyre, Marsi, do të shfaqen të kalojnë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kësaj jave. Ky takim i afërt është quajtur një kombinim i trefishtë planetar dhe nuk do të shohim asnjë tjetër si ky deri në janar të vitit 2021.

Subscribe to RSS - Venusi