tipi 1

Arrihet kurimi i diabetit të tipit 1

Postuar në 16 Nëntor, 2017 23:14

Hulumtuesit e Spitalit të Fëmijëve në  Boston raportuan se arritën të kurojnë me sukses një rast me diabet të tipit 1 pas injektimit në pankresanin e një kafshe të qelizave burimore të gjakut, që nxitën prodhimin e proteinës PD-L1 që zakonisht është e pamjaftueshme te kafshët dhe njerëzit me këtë lloj të veçantë të diabetit.

Diabeti i Tipit 1 – zbulohet se cilat molekula sulmohen nga sistemi imunitar

Postuar në 25 Prill, 2016 21:53

Një ekip kërkuesish në universitetin Lincoln në Britaninë e Madhe kanë identifikuar molekulën e cila sulmohet nga sistemi imunitar tek njerëzit me diabt të Tipit 1. Ky lloj diabeti zhvillohet kur trupi i njeriut është i paaftë të prodhojë insulinë, substancë e dosmosdoshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, duke e larguar glukozën nga gjaku drejt qelizave ku aty shërben si substrat energjetik. Ky tip diabeti hyn te sëmundjet autoimune, pasi sistemi imunitar vepron këtu në funksion të kundërt me atë që kryen normalisht, duke sulmuar qelizat që prodhojnë insulinën.

Subscribe to RSS - tipi 1