Qyteti Studenti

E imagjinoni Berishën apo Ramën në këtë lloj incidenti?

Postuar në 06 Shkurt, 2020 15:37

Lulzim Basha ka qenë në një dhomë në një nga godinat e Qytetit “Studenti”. Kanë qenë njerëz të stafit të tij që kanë filmuar takimin me studentë. Në një moment në dhomë hyn një prej pjesëtarëve të administrimit të godinës dhe kërkon që z. Basha të dalë jashtë sepse ka hyrë pa leje. Zoti Basha e ka mediatizuar këtë përballje duke akuzuar qeverinë për mënyrën sesi vepron. Mediat e qeverisë kanë dy ditë që duan ta tallin kreun e PD-së për këtë që po bën dhe me një lloj fushate që ai ka nisur duke takuar njerëz të ndryshëm dhe duke dalë në rrugët e qytetit.

Kush thotë që në Shqipëri s’ka punë?!

Postuar në 27 Prill, 2016 12:10

Shifrat e punësimit në Shqipëri janë më të debatuarat, kjo edhe për shkak të premtimit nga qeveria për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Përkundër kritikave të opozitës, kryeministri është shprehur se në Shqipëri nuk mungon puna, por profesionistët e fushave. Në fakt këtë tezë të kryeministrit e mbështet edhe një investigim i Fiks Fare, i cili zbuloi se në Shqipëri operojnë 12 studio të seksit virtual, ku vajza çatojnë on line duke plotësuar kërkesat e klientëve. Në një garsoniere në Qytetin Studenti punojnë me turne disa vajza.

Subscribe to RSS - Qyteti Studenti