produkti njerezor

1.1 trilionë tonë/Pesha e asaj që ka prodhuar njeriu ia kalon biomasës

Postuar në 09 Dhjetor, 2020 21:20

Për herë të parë në histori materialet që ka prodhuar njeriu ka gjasa ta tejkalojnë biomasën në Tokë. Një studim i publikuar sot konkludoi se kemi arritur në "pikën e kryqëzimit", në të cilën gjurma e njerëzimit është më e rëndë se ajo e botës natyrore. Pesha e rrugëve, ndërtesave dhe materialeve të tjera të ndërtuara ose të prodhuara është dyfishuar afërsisht çdo 20 vjet, dhe autorët e studimit thanë se aktualisht në total kjo peshë shkon ne 1.1 teratonë (1.1 trilionë tonë).

Subscribe to RSS - produkti njerezor