pergjigja

Përmbytja e 23 qershorit, Bashkia e Tiranës: Shkaqet i di Kryetari

Postuar në 30 Gusht, 2018 18:36

Në datën 25 qershor të këtij viti, ResPublica publikoi pamjet video të përmbytjes së ndodhur në mjediset e brendshme të Bashkisë së Tiranës nga shirat e datës 23 qershor. Pak ditë më vonë doli në dritë edhe përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, pasi librat e saj u nxorën për t’u tharë në dritare.

Gjykata e Strasburgut konfirmon ndërhyrjen e “papërshtatshme” të Denar Bibës

Postuar në 29 Gusht, 2018 17:35

Debati për audiopërgjimin mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut ka shtruar për diskutim një vullnet të qeverisë shqiptare për të shtyrë dhënien apo ekzekutimin e vendime nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjet e pronave. Kjo sepse nga ajo që del, qeveria shqiptare ka kërkuar të ndalë penalizimin nga Gjykata, ndërkohë që shkak për to ka qenë edhe vetë siç ishte rasti i pallatit në Vlorë. Për të sqaruar disi çështjen dhe për të ballafaquar  me të vërtetën e mundshme pretendimet e z. Biba, ResPublica iu drejtua Gjykatës së Strasburgut.

Replika e Myfatarajt për Kadarenë/Akuza për flirtime me Ivo Andriç, antisemitizëm deri te lidhjet me KGB!

Postuar në 11 Maj, 2017 10:49

Kastriot Myftaraj ka dhënë një përgjigje ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, një letër e të cilit për ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, u publikua një ditë më parë.

"TEC Vlora", 100 milionë euro për të mbetur jashtë pune. Bllokimi i garancisë 20 milionë euro nga shteti shqiptar, humbja e arbitrimit, gjyqi në arbitrazh ndërkombëtar dhe një prokurim tjetër për të rregulluar një defekt që zgjat 4 vjet

Postuar në 20 Shkurt, 2015 11:53

Para tri ditësh, drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja, ishte i pranishëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u pyet nga deputetët edhe për faktin se përse ende nuk është vënë në punë Termocentrali i Vlorës. Hetoja u përgjigj se “po bëhet një studim për të mundësuar funksionimin e këtij investimi përmes përdorimit të gazit”( http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=293386).

Subscribe to RSS - pergjigja