omicron

Prodhuesit e vaksinave, të ndarë për efektivitetin ndaj variantit Omicron

Postuar në 01 Dhjetor, 2021 20:29

Varianti i ri i Covid-19 ka trazuar sërish tregun e vaksinave. Dy nga tre prodhuesit më të mëdhenj perëndimorë nxituan të qetësonin autoritetet dhe njerëzit, duke thënë se dozat ekzistuese janë efektive edhe kundër variantit Omicron. Universiteti i Oksfordit dhe BioNTech e bënë një njoftim të tillë vetëm pak pas rënies së tregjeve, që pasoi një deklaratë të shefit të Moderna-s, sipas të cilit vaksinat ekzistuese mund të mos e parandalojnë variantin e ri.

Moderna: Nëse do të kërkohet, vaksinë e re kundër "Omicron" në fillim të 2022

Postuar në 29 Nëntor, 2021 14:14

Kompania farmaceutike “Moderna” ka njoftuar se mund të zhvillojë një vaksinë kundër variantit Omicron të Sars-CoV-2 brenda fillimit të vitit që vjen. Sipas kreut të sektorit të kërkimeve Paul Burton, “Moderna” është në gjendje të hedhë në qarkullim sasi të mëdha vaksine nëse do të kërkohet.

Duhet të kemi besim, kemi mësuar shumë mbi CoVid-19 dhe sesi ta përballojmë atë. Është një virus në pamje i rrezikshëm por tani kemi shumë mjete në arsenalin tonë kështu që jam optimist

OBSH: Omicron përbën rrezik të lartë, bota të përgatitet

Postuar në 29 Nëntor, 2021 12:05

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se varianti Omicron përbën potencial për rrezik global me pasoja të rënda në disa zona. Agjencia e OKB-së u kërkoi 194 vendeve anëtare të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe, në pritje të rritjes së numrit të rasteve, të hartojnë plane për të zbutur impaktin e një vale të re dhe për të ruajtur shërbimet thelbësore shëndetësore.

Omicron si justifikim për vaksinimin e detyrueshëm të gjithë popullsisë

Postuar në 28 Nëntor, 2021 15:36

Kreu i shërbimit shëndetësor të Izraelit, Sharon Alroy-Preis ka deklaruar se të vaksinuarit që janë infektuar me variantin Omicron të Sars-CoV-2 kanë zhvilluar sëmundje të lehtë.

Frika, doza e vetme efektive e pandemisë

Postuar në 27 Nëntor, 2021 17:49

Në datën 21 nëntor 2021, gazeta e majtë britanike “The Guardian” publikonte një shkrim me titullin: Është Delta, supervarianti i fundit i Covidit? Në shkrim vihej në dukje mënyra e përhapjes së këtij varianti, kapaciteti i lartë i transmetimit dhe dominimi në masën 99.5% i tij. Aq sa u fol për një pandemi të Deltas. Ja një pasazh nga shkrimi i njërës prej mediave më manipulative në botë:

Pages

Subscribe to RSS - omicron