odesa

Tre civilë të vrarë nga dronët rusë në Odesa

Postuar në 10 Qershor, 2023 22:03

Tre civilë u vranë gjatë një sulmi me dron rus në qytetin Odesa në Detin e Zi, në orët e para të së shtunës, pasi mbetjet e dronit ranë në një bllok apartamentesh dhe shkaktuan zjarr, tha ushtria ukrainase.

Mbrojtja ajrore në rajonin e Odesës rrëzoi tetë drone "Shahed" dhe dy raketa pas një serie sulmesh ajrore gjatë natës në qytetet ukrainase në javët e fundit, tha një zëdhënës i komandës ushtarake jugore, raporton Reuters.

Raundi i tretë i negociatave, Rusia pritet të sulmojë në 48 orët e ardhshme në Kharkiv, Odesa dhe Kiev

Postuar në 06 Mars, 2022 02:00

Analistë të ndryshëm po vlerësojnë se trupat ruse do të ndërmarrin sulme ushtarake ndaj Kievit, Kharkivit, Mykolayv dhe ndoshta Odesës në 24-48 orët e ardhshme. Instituti për Studimin e Luftës nënvizon se në datën 5 mars, trupat ruse mund të kenë bërë një pauzë, ndërkohë që drejt qyteteve kryesore nuk ka patur asnjë ofensivë të madhe.

Ambasada ruse: Kemi kërkuar nga Shqipëria të ushtrojë ndikim ndaj Kievit për hetimin e Tragjedisë së Odesës

Postuar në 02 Maj, 2016 23:27

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndaë sot një njoftim për shtyp përmes të cilit sjell në kujtesë atë që e cilëson Tragjedia e Odesës. “Sot, më 2 maj, mbushen dy vite nga një prej ngjarjeve më tragjike të konfliktit ukrainas. Siç dihet, në këtë ditë në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur.

Subscribe to RSS - odesa