Nikos Dendias

Dendias: Neo-otomanizmi nuk mund të jetë e ardhmja e Ballkanit

Postuar në 21 Janar, 2022 09:10

Referenca ndaj Turqisë ishte e qartë në fjalimin e ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në takimin me homologen kosovare në Athinë.  "Neo-otomanizmi nuk mund të jetë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, tha Dendias në konferencën që pasoi takimin me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla-SchWarz, vetëm pak ditë pas vizitës së fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Shqipëri dhe Serbi.

Ish-ambasadori grek: Diplomacia e Dendias mund të finalizohet me njohjen e Kosovës

Postuar në 26 Shtator, 2021 11:29

Ish-ambasadori grek, Alexandros Mallias, thotë se Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një opinion të botuar në "Kathimerini", të cilës i referohet B92, Mallias flet për marrëdhëniet midis Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke analizuar politikën e ndjekur nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

Dendias: Divergjencat me Turqinë nuk mund t’i fshehim nën rrogoz

Postuar në 19 Prill, 2021 13:35

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, thotë se përmirësimi gradual i marrëdhënieve me Turqinë nuk do të jetë një çështje e lehtë. Në një intervistë për “Kathimerini”, e para pas konferencës së tensionuar për shtyp me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara të enjten e kaluar, Dendias thekson se "është e pamundur të fshihen nën rrogoz çështjet për të cilat dy vendet kanë qasje të ndryshme”.

Subscribe to RSS - Nikos Dendias