neni 88

Entuziast që Rama nuk pranoi propozimin e PD për reformën, por nuk do as zgjedhje te parakohshme

Postuar në 06 Korrik, 2016 14:22

Shumë entuziast për injorimin që mazhoranca i bëri propozimit të Partisë Demokratike për nenin 88 të Venecias, kryetari i opozitës u shfaq para mediave për t’i komunikuar publikut se Edi Rama nuk e pranoi ofertën e opozitës  për formulën e zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Ai tha se ky propozim i është bërë mazhorancës që në 24 Qershor, por ende opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje. PD propozon komision Ad Hock  me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe  6 të mazhorancës, secili deputet.

Dule deklaron votën kundër Reformës në Drejtësi

Postuar në 16 Qershor, 2016 17:41

Në kohën kur nga partnerët ndërkombëtarë vijnë sinjale që deputetët të votojnë në mënyrë të pavarur për reformën në drejtësi,mazhoranca humbet një tjetër votë  të ish-aleatit të saj. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule doli me një deklaratë për shtyp  ku përveçse inkurajoi dialogun kërkoi që mazhoranca të plotësojë kërrkesën e opozitës për nenin 88.

Subscribe to RSS - neni 88