ministrja gjermane

Pushimet pas përmbytjeve i kushtojnë postin ministres gjermane

Postuar në 12 Prill, 2022 11:50

Ministrja Federale për Çështjet Familjare, Qytetarët e moshuar, Gratë dhe Rininë në qeverinë gjermane u dorëhoq pasi mediat zbuluan se ajo shkoi me pushime të gjata menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar.

Anne Spiegel dha dorëheqjen, duke u bërë  e para që largohet nga qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.

Spiegel ka shërbyer më parë si ministre e Mjedisit dhe zëvendësguvernatore e Rheinland-Pfalz, rajoni gjerman më i goditur nga përmbytjet në korrik.

Në të gjithë vendin, më shumë se 180 mbetën viktimë e përmbytjeve vitin e kaluar.

Subscribe to RSS - ministrja gjermane