Meksi

Mbi ndihmën për njerëzit dhe sipërmarrjen

Postuar në 30 Prill, 2020 12:52

 

Ndihmat, ashtu dhe mbështetja ekonomike për njerëzit dhe biznesin nuk janë  as bamirësi e as lëmoshë për ta, por një detyrë për shtetin d.m.th. qeveritarët që e hartojnë dhe e jetërsojnë.

Në këtë fushë mbetet jo vetëm si slogan shëndeti së pari d.m.th. siguria në punë, pastaj ekonomia, seps lidhen me njëra - tjetrën. Por për të folur për gjendjen e ekonomisë shqiptare në këto muaj të pandemisë është e vështirë për shkak të mungesës së transparencës nga ana e qeverisë, ashtu dhe masave të pakta mbështetëse që zbatohen.

Mbi të pavërtetën e “rilindjes” së çështjes Çame me qeverinë aktuale. Dëshmitë historike thonë të kundërtën

Postuar në 26 Tetor, 2016 15:07

Kohët e fundit, për nevoja qartazi elektorale, ka një shtim të retorikës për çështjen çame. Politika është në të drejtën e vet të ndjekë këtë axhendë, sa kohë Parlamenti shqiptar ka miratuar rezolutë për këtë çështje.  Por duke qenë se për të shpenzohen energji dhe kredenciale të institucioneve shqiptare, është e udhës që kjo temë të shkëputet nga koneksti thjesht elektoral, për t’u afirmuar si një çështje që përcjell edhe në planin shoqëror jehonë pozitive. Z. Idrizi është kryetar partie dhe ai pikë së pari ka axhenda pushteti, ndonëse i kamuflon ato pas kauzave të tilla.

Çështja "Çame" e trajtuar fillimisht në bisedime direkte të nivelit të lartë në maj 1992

Postuar në 04 Qershor, 2016 22:29

Kryeministri Rama u entuziazmua sot kur fliste në kongresin e PDIU-së për çështjen "Çame". Përveçse nuk ka patur mundësi që ta shtrojë atë si temë diskutimi me palën greke, për shkak se nuk ka zhvilluar asnjë takim me homologët e vet grekë, për Edi Ramën ka dyshime të mëdha nëse e njeh realisht sa dhe si duhet këtë çështje. Petrit Vasili i LSI-së deklaroi se ka qenë Ilir Meta, ai që ka hapur i pari diskutimin e kësaj çështjeje. Por historia është shumë banale për të qenë një akt patriotizmi.

Ish-shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë: Gazidede më dha snajperë për të eleminuar Meksin

Postuar në 18 Prill, 2016 10:02

Ish-shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve ’90 Adrea Dimushi rrëfen për gazetën “Dita” se ka ekzistuar një plan i dytë për eliminimin fizik të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi në vitin 1994.“Unë di që eleminimi i Meksit ishte prioritet në ato vite. Di të them se Bashkim Gazidede e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte"-thotë ai. Sipas tij plani ishte përhatitur në zyrën e Bashkim Gazidedes. Ai kujton ngjarjen kur u thirr në zyrë nga Gazidede në ’94 dhe iu dha një pako në të cilën ishin dy snajperë.

Subscribe to RSS - Meksi