kriza ne ukraine

Lavrov tallet me ndërmjetësimin "alla frënga": Macron thjesht do të bjerë në sy!

Postuar në 24 Gusht, 2023 18:21

Franca e Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Si zakonisht, duke e tallur. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ironizuar propozimin francez për ndërmjetësim në krizën ukrainase, duke e cilësuar atë si:

një përpjekje për të bërë veten qendër të vëmendjes dhe një dëshirë për të treguar sesa aktiv je dhe sesa ke nevojë që të të mbështesin

Kreu i FMN-së: Gjermania ka një problem

Postuar në 27 Maj, 2022 17:08

Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, ka vënë në dukje problemin e Gjermanisë siç e quan ajo me varësinë ndaj Rusisë.

Gjermania ka një problem sepse nuk mund ta çlirojë veten shpejt nga varësia mbi importin e gazit rus. Sipas disa përllogaritjeve, ekonomia gjermane mund të reduktohet me gati 6% nëse Rusia vendos brutalisht të ndalojë furnizimet me gaz

Raportime për dislokim të trupave rumune në kufi me Moldavinë. Goditje mbi Kherson dhe në Azovstal

Postuar në 29 Prill, 2022 10:52

Media të ndryshme raportojnë për sulmin më të madh ajror të Rusisë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Sulmi është përqendruar mbi impiantin më të madh të çelikut në Europë, Azovstal, ku janë dislokuar trupa ukrainase dhe civilë. Mdiat citojnë raporte për mbi 50 goditje ajrore kryer nga avionë bombardues Tubolev dhe Sukhoi. Lidhur me këtë situatë, zëdhënësi I Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se për Azovstal ka vetëm një negociatë: civilët mund të largohen ku të duan, kurse trupat ushtarake duhet të dorëzojnë armët.

Kremlini: Një moment kyç për njerëzimin. Ose do të jetojmë si do SHBA, ose sipas Kartës së OKB-së

Postuar në 27 Prill, 2022 11:26

Mininstri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, e ka cilësuar si krucial për njerëzimin momentin e tanishëm historik. Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Orgamizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Lavrov ka vënë në dukje se negociatat me Ukrainën nuk mund të kenë sukses përderisa perëndimi vijon të armatosë këtë vend.

Subscribe to RSS - kriza ne ukraine