kozmosi

Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi

Postuar në 16 Shkurt, 2020 17:00

Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë sinjale radio nga hapësira jashtë sistemit diellor që përëriten në intervale të rregullta. Kapja e parë u dëgjua një herë në një orë për katër ditë, mandej u ndërpre për të rinisur sërish 12 ditë më vonë. Ky cikël u përsërit për çdo 16.35 ditë për më shumë se një vit dhe sinjali origjinonte nga një galaktikë që është 500 milionë vjet dritë larg. Shkencëtarët spekullojnë se burimi mund të jetë një trup qiellor që orbiton rreth një ylli apo trupi tjetër. Por rregullsia e sinjalit nuk shpjegohet me këtë hipotezë.

A është jeta e parakohshme parë nga perspektiva kozmike?

Postuar në 02 Gusht, 2016 01:49

Një studim i ri teorik mbi universin, realizuar nga Qendra për Astrofizikë Harvard – Smithsonian, sugjeron se jeta siç e njohim ne, është e parakohshme, parë nga një perspektivë kozmike. “Nëse pyesni kur mund të shfaqet jeta? Mund të përgjigjeni me naivitet: Tani. Por na rezulton se shansi për ekzistencën e jetës është shumë më i madh në të ardhmen e largët”, deklaron autori kryesor i studimit, Avi Loeb. Jeta në Tokë nisi 4.5 miliardë vjet më parë në një univers që vlerësohet si 13.8 miliardë vjet i vjetër.

Subscribe to RSS - kozmosi