izraelite

Bombardime të ushtrisë izraelite në Gaza

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 21:39

Bilanci nga përleshjet në në Jeruzalemin Lindor deri të premten në mbrëmje është 1 i vdekur dhe  të paktën 270 të plagosur. Ushtria izraelite bëri të njohur se ka goditur një kamp trajnimi dhe një depo municioni në hakmarrje për raketat e hedhura më parë nga Gaza kundër qyteteve izraelite. Siç raporton Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, shumica e të plagosurve janë banorë të bllokut të apartamenteve pranë kampit të stërvitjes.

Protestat erdhen pas vendimit të  presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

ISIS godet edhe në Jeruzalem, kamioni shtyp turmën e ushtarëve (Video)

Postuar në 08 Janar, 2017 17:46

Një palestinez përplasi kamionin e tij me një grup ushtarësh izraelitë në një rrugë për këmbësorë në Jeruzalemin perëndimor, duke vrarë katër ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë në një sulm të qëllimshëm. Disa orë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se autori i sulmit ishte një mbështetës i Shtetit Islamik. "Ne e dimë identitetin e agresorit dhe sipas të gjitha indikacioneve, është një mbështetës i Shtetit Islamik” tha kryeministri Netanyahu në një deklaratë.

Urdhër arresti për Benjamin Netanyahun nga Spanja

Postuar në 15 Nëntor, 2015 20:58

Një gjykatës në Spanjë ka lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shtatë ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë izraelite. Motiv është një sulm i ndërmarrë nga forcat izraelite në vitin 2010 ndaj një anije ndihme në Gaza.  Komandot izraelite sulmuan më 31 maj 2010 një anije me flamur turk, e cila ishte pjesë e Flotiljes së Lirisë në det të hapur në Mesdhe, duke vrarë nëntë qytetarë turq dhe plagosur 50 të tjerë. Një panel me përfaqësues të OKB-së që vlerësoi incidentin, e cilësoi aksionin izraelit si të tepruar dhe të paarsyeshëm.

Jeruzalem/Një 13 vjeçar palestinez lihet të vdesë në rrugë pa i dhënë ndihmë(video+18)

Postuar në 14 Tetor, 2015 05:08

Tensionet mes izralitëve dhe palestinezëve vijojnë të prodhojnë skena të papranueshme duke dëshmuar për urrejtjen totale. Në një video të shpërndarë së fundmi, shihet një djalë palestinez, 13 vjeç, i identifikuar si Ahmad Saleh Manasra, i cili është plagosur nga disa ushtarë izraelitë dhe lihet të vdesë në rrugë nga plagët. Nuk i jepet ndihma e parë, madje nga raportimet thuhet se edhe kalimtaërt e shajnë. Ai qëllua në ngulimin Pisgat Zeev në lindje të Jerusalemit, pasi sipas izraelitëve ai qëlloi me thikë një prej banorëve të zonës.

Subscribe to RSS - izraelite