gjykata nderkombetare

Të biem dakord që çështjet me Greqinë t'i çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

Postuar në 11 Prill, 2023 11:15

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar gjatë një interviste për "A Haber Tv", se Ankaraja është dakord për adresimin e problemeve me Greqinë në Gjykatën e Hagës, por me kushtin që aty të çohet një paketë e gjithë, jo vetëm një çështje.

Pakti detar i 2009-ës teorikisht mund të përsëritet në Arbitrazh

Postuar në 17 Shtator, 2020 02:00

Njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se zgjidhja e çështjes së kufirit detar me Greqinë mund t’i adresohet një Gjykate Ndërkombëtare, shtron për diskutim vlerën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim. Pyetja është nëse shqyrtimi gjyësor e mandej vendimi i një trupe ndërkombëtare do të konsiderojë vendimin e Gjykatës sonë si rrethanë cilësuese apo të rëndësishme në ndarjen e kufirit detar dhe shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo është tërësisht e pavarur në vendimin e vet.

Të vetmit që po na gënjejnë jemi NE

Postuar në 16 Shtator, 2020 14:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se i është dorëzuar nevojave elektorale dhe frikës së tij fiziologjike në raport me marrëdhëniet me Greqinë. Nga darka “e bukur” me homologun e tij grek, Mitsotakis, ka dalë lajmi jolajm se Shqipëria mendon se ndarja e kufirit detar mes dy vendeve duhet arbitruar nga një gjykatë ndërkombëtare. 

Kosova vjen pas meje. Anullon vizitën në Uashington, por nuk jep dorëheqje

Postuar në 25 Qershor, 2020 04:09

Dikush ka dhënë shah ndaj procesit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Hashim Thaçi, president i kësaj të fundit është thirrur të dëshmojë për akuzën se ka vrarë 100 njerëz në bashkëpunim me të tjerë. Dhe që nga ky moment establishmenti politik I Shqipërisë dhe Kosovës është vënë në lëvizje. Përfshirë gazetarët e ndryshëm, këta bojaxhinj entuziastë të shefit të radhës.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nis hetime për krime kundër njerëzimit në Afganistan. Përfshihet për herë të parë personeli amerikan

Postuar në 01 Nëntor, 2016 15:02

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nis hetime për krime kundër njerëzimit në Afganistan. Përfshihet për herë të parë personeli amerikanGjykata Ndërkombëtare e Krimeve pritet të hapë së shpejti një proces hetimor për krime kundër njerëzimit në Afganistan.
Lajmi raportohet nga revista e njohur “Foreign Policy” sipas së cilës në hetim mund të përfshihet edhe një pjesë e personelit amerikan.

“Gjykata do të shënonte herën e parë të një hetimi formal për veprimet e ShBA-së duke hapur rrugën për një përplasje me Uashingtonin”, shkruan FP.

Ministri kinez i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë

Postuar në 06 Gusht, 2016 16:16

Kina duhet të përgatitet për luftë në det. Kështu citohet të jetë shprehur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Chang Wanquan, i cili ka vlerësuar se kërcënimet detare për shtetin kinez po çojnë drejt konfliktit të armatosur. “Ushtria, policia dhe publiku duhet të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, ka thënë Wanquan. Mediat ndërkombëtare i kanë lidhur këto deklarime me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila hodhi poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar në Detin e Kinës Jugore.

Subscribe to RSS - gjykata nderkombetare