etrusket

ADN-ja ndërlikon më tej hipotezat për etruskët

Postuar në 15 Gusht, 2022 12:04

Herodoti i rrëfente me origjinë nga Anatolia, por mesa duket etruskët janë nga diku më larg Europës mesdhetare: nga stepa. Një popullsi me qytetërim të spikatur na gadishullin apenin, mësues të romakëve në shumëçka, etruskët kanë përndjekur deri diku me misterin e tyre historik shumë kërkues. Mes të cilave edhe gjuha e tyre e padeshifrueshme. Një gjuhë e shkruar sipas modelit grek eubeas me origjinë nga ishulli i Evias, por një gjuhë joindeuropiane. Gjuha e tyre vihet në relacion me gjuhët tirseniane(të Tirenit) që fliteshin në Alpe, por edhe gjuhën Lemniane, origjinuar në Detin Egje.

Genetika konfirmon afërinë e etruskëve me romakët

Postuar në 25 Shtator, 2021 01:03

Etruskët janë një entitet i historisë që ka mbetur në errësirën e enigmës që qarkon origjinën e tyre si popull, si gjuhë dhe si qytetërim. Etruskët ishin fqinjë të romakëve në gadishullin italik, u dhanë atyre shumëçka nga qytetërimi i vet, por është dokumentuar se gjuha e tyre, ende e padeshifruar plotësisht, nuk i përkiste grupit të gjuhëve indo-europiane. Kjo mospërputhje prish rendin e rindërtimit historik ku gjuha pajtohet me qytetërimin. Mirëpo në rastin e etruskëve enigma do të vijojë të mbetet lëndë e parë.

Subscribe to RSS - etrusket