Erdo

Erdogan ndjek shembullin e Ramës, ngre padi kundër revistës franceze

Postuar në 25 Tetor, 2019 17:18

Erdogan ka ngritur një padi kundër revistës franceze “Le Point”, e cila në kopertinën e numrit të fundit e përshkruan presidentin turk si një "vrasës" të kurdëve sirianë.

Agjencia e Lajmeve Anadolu njoftoi se  avokati i Erdoganit ka paraqitur një padi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë për "fyerje të kreut të shtetit". Procedimi gjyqësor, me akuzën e cënimit të "dinjitetit të presidentit turk, referon gazetaren Etienne Zernel, si dhe kreun e seksionit "ndërkombëtar" të revistës në fjalë, Romain Gibber.

Subscribe to RSS - Erdo