coroditje

PO NA ÇORODISIN QË TË NA MBAJNË PA FRYMË

Postuar në 07 Nëntor, 2015 14:16

Në këtë vend zor se gjen njeri që në këtë kohë është i kthjellët të kuptojë se çfarë po ndodh me vendin e vet. Bomba mediatike e shfarosjes në masë, tashmë është plasur. Të gjithë flasin, thonë, akuzojnë dhe ulërijnë, por asnjë nuk e merr dot vesh të vërtetën. Me dhjetëra orë biseda televizive, ku palët bërtasin duke akuzuar për vjedhje, mashtrime miliona eurosh. Me orë të tëra Parlamenti ku çirren individë të pamoralshëm që japin moral.

Subscribe to RSS - coroditje