anadoll

Zbulohet Koloseu i Anadollit, i pari dhe i vetmi në Lindjen e Mesme

Postuar në 02 Maj, 2021 22:43

Një strukturë unike e ngjashme me Koloseun në Romë. Por në përmasa më të vogla. Për këtë arsye, arkeologët turq e kanë quajtur Koloseu i Anadollit. Në tribunat e tij mund të uleshin deri në 20 mijë spektatorë për të parë ndeshjet e gladiatorëve. Arena i përket epokës romake, rreth shekullit të III pas Krishtit dhe ajo çka mbetur prej saj gjendet në qytetin antic të Mastauras, në provincën Aydin. Është një kompleks monumental që për 1800 vjet ka mbetur i mbuluar nga dheu dhe bimësia.

Zbulohet në Anadoll mbishkrimi më i vjetër në Europë

Postuar në 31 Maj, 2017 16:24

Arkeologët turq kanë zbuluar atë që besohet të jetë mbishkrimi më i vjetër në Anadoll, por edhë në Europë. Zbulimi është bërë në Acemhöyük Mound në provincën Aksaray, ku besohet se mori jetë një nga mbretëritë më të vjetra të Anadollit Qendror. Gërmimet nisën në vitin 1982 dhe deri më tani janë identifikuar 12 shtresa arkeologjike që datojnë deri në 4500 vjet më parë. Mbishkrimi është mbi një peshë kristali që shërbente për shkëmbime tregëtare. Ajo i përket epokës së bronzit – 2250 vjet p.e.s dhe mbi të ka mbishkrime me shkrim kuneiform.

Paranojë apo politikë e qëllimshme? Këshilltari i Erdogan: Të huajt që drejtojnë emisione gatimi, janë spiunë

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 13:50
Dyshimi mbi aktivitetet e të huajve që jetojnë e veprojnë në Turqi ka arritur në përmasa absurde. Të paktën në dukje, deklarata e këshilltarit kryesor të presidentit Erdogan, Yiğit Bulut, në televizionin proqevritar "Haber" ngjan e tillë.  Sipas tij individë joturq që shfaqen në emisione televizive që kanë të bëjnë me kuzhinën, pra shefa kuzhine të huaj që marrin pjesë në emisione televizive në Turqi, udhëtojnë në vend për të mbledhur informacione. 
 
Subscribe to RSS - anadoll