Abba

ABBA sjell albumin e ri pas 40 vitesh (VIDEO)

Postuar në 05 Nëntor, 2021 16:11

Grupi legjendar ABBA u rikthye të premten me albumin e ri “Voyage”, rreth 40 vjet pas ndarjes. Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid, që bëjnë akronimin ABBA, e kishin publikuar albumin e fundit, “Visitors”, në vitin 1981.

Pas vitesh spekulime, grupi njoftoi ribashkimin në shtator dhe lançoi dy këngë: “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down”.

Albumi me 10 këngë nuk është e vetmja risi e grupit. Ata do të zbulojnë edhe avatarë dixhitalë - të quajtur "ABBAtars" - në një koncert në Londër në maj, që ngjajnë me atë që kanë qenë në vitin 1979.

Abba rikthehen me album të ri 40 vjet pas ndarjes

Postuar në 03 Shtator, 2021 14:29

Grupi Abba rikthehen me një album të ri. 40 vjet pas albumit të fundit “The visitors”, grupi suedez u ribashkua për “Voyage”, një album me këngë të reja që del në treg më 5 nëntor. Dy prej këngëve të albumit, “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down” janë publikuar.

Grupi legjendar i popit, i përbërë nga Benny Andersson, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Björn Ulvaeus, kanë njoftuar edhe për një koncert në Londër, në maj 2022.

Subscribe to RSS - Abba