26 maji

A quhet protestë në krah të Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit?

Postuar në 25 Maj, 2018 13:06

Qeveria e Edi Ramës i ka dhënë të gjitha arsyet pse duhet të ikë. Ka shfaqur të gjitha cilësitë e një dështimi që po fut vendin më së paku në një klimë të rënduar psikologjike. Ndaj saj ka patur reagime dhe protesta të izoluara, si ajo e banorëve të Zharrëzës, ajo kundër importit të mbetjeve, apo edhe protesta e tanishme kundër inceneratorëve. Këto janë në fakt protestat e vërteta që duhen inkurajuar. Këto janë temat e jetës së gjithësecilit, bashkë me taksat që shtohen e shtohen, edhe nga kryebashkiakët.

Subscribe to RSS - 26 maji