Slideri Kryesor

"Një reklamë elektorale e dështuar”

Postuar në 22 Maj, 2024 18:49

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët është kundërshtuar që në krye të herës edhe nga opozita italiane. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike mbërritën sot në Gjadër për të parë nga afër ecurinë e punimeve për kampin e ri të emigrantëve, i cili duhej të kishte përfunduar dy ditë më parë.

Brnabiç: Rezoluta për Bosnjen fshin shekullin XX dhe krijon një histori të re

Postuar në 22 Maj, 2024 15:49

Kryeparlamentarja serbe, Ana Brnabiç, e cilësoi të turpshme rezolutën e Gjermanisë për Srebrenicën, që pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Nuk mund ta kuptoj pse Gjermania po e bën këtë, si është e mundur. A e ka pyetur dikush veten për këtë shuplakë në fytyrën e gjithë botës dhe historisë,” tha ajo për TV Happy, një media pro qeverisë në Serbi.

Tregtia me Serbinë arrin në 311.4 mln euro. 167.7 mln euro surplus për eksportet serbe

Postuar në 22 Maj, 2024 15:24

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë në vitin 2023 patën një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2022. Kjo vlerësohet në mediat serbe sipas të cilave vëllimi vjetor arrit në 311.4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 8% në krahasim me vitin 2022. Janë rreth 1200 kompani serbe që janë të përfshira në tregëti me Serbinë, ndërkohë që 24 kompani në pronësi të shqiptarëve veprojnë në Serbi.

Greqia kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. "Nuk do çuditej kush nëse Edi Rama do mbështeste ndarjen e Kosovës"

Postuar në 22 Maj, 2024 14:00

Në një opinion të publikuarnë gazetën “Kathimerini”, ish-ambasadori i Greqisë në Tiranë, diplomati Alexandros Mallias, shkruan për kërcënimin strategjik që përfaqëson revizionizmi historik sot në Europë.

Rusia përgatit dokument për ndryshimin e kufirit detar në Balltik

Postuar në 22 Maj, 2024 13:24

Ministria ruse e Mbrojtjes ka propozuar përmes një drafti ndryshimin e kufirit detar në Balltik.

Vrapim me pengesa drejt BE-së

Postuar në 21 Maj, 2024 22:40

Disa vende anëtare i kërkuan sot (21 maj) BE-së, të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë deri në fund të qershorit. Megjithatë, janë disa pengesat teknike dhe politike deri në marrjen e vendimit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, BE-ja mori vendimin politik për të hapur bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo shënoi hapin e parë për dy vendet, të cilat kanë nisur të shqyrtojnë përafrimin e ligjeve të tyre me ato europiane.

Rusia nis stërvitjet me armë bërthamore taktike pranë Ukrainës

Postuar në 21 Maj, 2024 18:56

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se po mban stërvitje në Distriktin e saj Ushtarak Jugor, i cili kufizohet dhe përfshin pjesë të Ukrainës që Moska pretendon se i ka aneksuar.

Në njoftim nuk u specifikua saktësisht se ku po bëhet aktiviteti me karakter ushtarak, por shtoi se përmes tyre synohet testimi i “gatishmërisë së personelit dhe pajisjeve të njësive luftarake të armëve bërthamore jostrategjike për t'iu përgjigjur dhe për të siguruar pa kushte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus”.

Në Kosovë edhe zhvillimet meteorologjike mund të shpallen "të njëanshme" nga BE dhe SHBA

Postuar në 21 Maj, 2024 18:29

Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë reaguar pas një ndërhyrje të Policisë së Kosovës në Veri për të mbyllur gjashtë njësi të Bankës Kursimore Postare.

Janë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara,-u shprehën dy qendrat e mëdha të Perëndimit.

Është një diplomaci inerte dhe pa asnjë efektivitet real në terren, qoftë edhe pse Kosova nuk ka një Veri politik, nuk duhet të ketë një të tillë, por vetëm një Veri gjeografik.

Sanksione edhe ndaj Gjykatës Ndërkombëtare?! Mbetet që SHBA t'i vendosë sanksione edhe Planetit

Postuar në 21 Maj, 2024 18:10

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson ka deklaruar së fundmi se Kongresi mund të votojë për sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për shkak se kjo lëshoi një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu. Më interesantja: as SHBA dhe as Izraeli nuk janë pjesë e Gjykatës, çka e bën urdhër arrestin një eventualitet shumë të rëndë dhe të hidhur për Netanyahun që nuk mund të lëvizë në vende që janë pjesë e Gjykatës.

Mikrokreditë? Guvernatori ngre supet dhe propozon rregullime të reja

Postuar në 21 Maj, 2024 17:53

Ka dalë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ai u thirr për skandalin e mikrokredive që ka kohë që zien në media, por për të cilin z. Sejko nuk ka folur. Ndër të tjera Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka pranuar se problemet me mikrofinancat janë evidentuar në vitin 2015, por mjetet për të vepruar sipas tij kanë qenë të kufizuara. Më tej Sejko solli disa propozime:

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor