Blloku Foto e Ditës

"Mushkonja" e eklipsit diellor - Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Postuar në 22 Gusht, 2017 09:02

Fotoja është realizuar nga Uajoming, nga fotografi i NASA-s Joel Kowsky dhe tregon momentin kur SNH kalon "përpara" Diellit. Një foto e rrallë.

Breshka gjigande...hapet së shpejti

Postuar në 21 Gusht, 2017 15:11

Ndërtesa po ndërtohet pranë liqenit Baiyang në Kinë. Mbulon një sipërfaqe prej 1,680 metra2 dhe është 68 metra e gjatë, 46 metra e gjerë, 18 metra e lartë.

 

Mercedes-Maybach Vision 6 Cabriolet(foto)

Postuar në 19 Gusht, 2017 22:37

Elektrike, 200 milje një karikim, 750 kuaj fuqi. Në qarkullim pas 2035-ës. Ekspozuar sot në Pebble Beach Golf Course, Carmel, Kaliforni.

Peshkimi i paligjshëm në Galapagos, kapet anija kineze me mijëra peshkaqenë

Postuar në 18 Gusht, 2017 10:29

Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar ekuipazhin e një anijeje me flamur kinez, Fu Yuan Yu Leng 999, për gjueti të paligjshme në Parkun Kombëtar të Galapagos. Në anije u gjetën mijëra peshkaqenë të destinuar për tregun aziatik. Galapagos janë një zonë ku ndalohet peshkimi dhe njihet si rajoni me përqendrimit më të madh të peshkaqenëve që përdoren gjerësisht në kuzhinën aziatike. 

Liderja e të djathtës ekstreme australiane performon me burka në senat

Postuar në 17 Gusht, 2017 10:30

Drejtuesja e të djathtës ekstreme në Australi Pauline Hanson ka veshur burka në sallën e seancave të senatit Australian. Akti i saj ka provokuar reagime dhe ministri George Brandis ka bërë thirrje që të shmangen fyerjet ndaj grupeve të ndryshme. Sipas tij këto veprime mund të prekin rreth 500 mijë australianë që klasifikohen si aderues të besimit islam. Hanson është e angazhuar në ndalimin e burkës në mjedise publike, por Brandis ka deklaruar prerë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Malet e Skraparit "vishen me minifund"

Postuar në 16 Gusht, 2017 08:40

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar disa fotot nga malet e Skraparit, ku siç shihet zjarri ka asgjësuar një pjesë të madhe të pyjeve. 

Kolera në Jemen/Të prekur 503,484 njerëz. Të vdekur 1,975

Postuar në 14 Gusht, 2017 15:01

Skica e "Der Spiegel" për përplasjen e Trump me Kim Jong Un

Postuar në 12 Gusht, 2017 09:06

Zjarri i rënë mbrëmjen e së enjtes në Qafën e Muzinës

Postuar në 10 Gusht, 2017 23:01

Roman Abramoviç ndahet pas 10 vitesh martesë

Postuar në 07 Gusht, 2017 18:01

Miliarderi rus Roman Abramoviç, pronar i klubit londinez të Çelsit dhe bashkëshortja e e tij Dasa Zukova kanë shpallur divorcin. "Pas dhjetë viteve rrugëtimi të përbashkët, kemi marrë një vendim të vështirë për t’u divorcuar, por do të mbeten miq, prindërit dhe kolegë. Ne do të jemi të angazhuar për të rritur së bashku fëmijët tanë”-thuhet në një deklaratë të çiftit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Foto e Ditës